Google ADS

Kosova u-21 humbet fitoren në çastet e fundit

19:29 | 17 Tetor 2023
D.H

Kombëtarja e Kosovës në futboll në grupmoshat u-21 është ndalur me barazimin 1-1, në ndeshje ndaj Bullgarisë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për evropian.

“Dardanët e rinjë” paten epërsinë deri në momentet e fundit por nuk arritën ta mbajnë, shkruan Arbresh.info.

Kosova epërsinë e morri në minutën e tetë, nga penalltia golin e shënoi lojtari i Dritës, Ardit Tahiri.

Në minutën e 82-të Kosova mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi me karton të kuq Andi Hoti.

Pas kësaj Bullgaria u hodh në sulm dhe arriti të shfrytëzoj mungesën e një lojtari duke barazuar në minutën e dytë të kohës shtesë, përmes Martin Sorakov.

Kosova me këtë barazim ka katër pikë në po aq ndeshje dhe ndodhen në pozitën e katërt.

Ndërsa bullgarët janë në vendin e tretë me pesë pike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme