Përfaqësuesja e Kosovës U-19 e ka mposhtur 2-0 Shqipërinë U-19 në miqësoren e parë të këtij muaji, pasi pas disa ditësh do të luajnë përsëri mes vete.
Ekipi i përzgjedhësit Ramiz Krasniqi ka triumfuar ndaj ekipit të Armando Cungut në pasditen e sotme në ndeshjen e parë vëllazërore të zhvilluar Egnatia Arena.
Pjesa e parë e lojës ishte e barabartë në lojë nga të dyja ekipet, që tentuan shumë herë ti afrohen portave respektive për të gjetur avantazhin.
Megjithatë, golin e epërsisë e gjeti vetëm Kosova në minutën e 28-të me Eridon Malokun, i cili shënoi për 0-1 dhe me këtë gol ekipet shkuan në pushim.
Edhe pjesa e dytë ishte thuajse e barabarta dhe identike, me raste nga të dyja ekipet dhe me golin që e gjeten vetëm Dardanët.
Në fillimin e pjesës së dytë Kosova gjeti golin e dytë, pasi minutën e 55-të ishte Rinor Toverlani, i cili shënoi për 0-2 dhe përkundër disa rasteve nga Shqipëria në vazhdim, portat mbeten të paprekura dhe Dardanët triumfuan 0-2.
Ndeshja e dytë vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më datë 28 mars përsëri në Egnatia Arena të Rrogozhinës.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...