Përfaqësuesja e Kosovës U-19 tash e dy ditë po qëndron në Varna të Bullgarisë, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me kombëtaren bullgare U-19 në kuadër të përgatitjeve për “Elite Round” që do të mbahet në Portugali, prej 21 deri më 27 mars, njofton FFK, transmeton arbresh.info.
Kosova e drejtuar nga Ramiz Krasniqi, sot, ka mbajtur stërvitjen e parë, derisa nesër do ta zhvillojë edhe seancën e radhës stërvitore para sfidës së parë me bullgarët, që do të zhvillohet të martën, në orën 19:00.
Ndërkohë, ndeshjen e dytë Kosova U-19 do ta zhvillojë të enjten, në orën 11:00 dhe më pas do të kthehet në Kosovë.
Ekspedita kosovare në Bullgari po e kryeson anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...