Në kuadër të përgatitjeve të Përfaqësueses U -19 të Kosovës, e cila është kualifikuar për rrethin elitë të Kampionatit evropian, FFK-ja ka organizuar një fazë përgatitore që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë.
Për këtë qëllim Kombëtarja U-19 ka udhëtuar sot drejt Antalias, ku do të ë qëndrojë deri më 29 janar dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojë tri ndeshje të ashtuquajtura kontrolluese me Azerbajxhanin dhe Kazakistanin. Para nisjes për Turqi përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u shpreh:
“Këtë fazë përgatitore do ta shfrytëzojmë maksimalisht për të përmirësuar ato gabime që i kishim gjatë ndeshje parakualifikuese në Austri si dhe të rrisim edhe më shumë pikat pozitive dhe ndërlidhjet mes reparteve dhe në rrethin elitë të jeni rival të denjë.
Të kujtojmë se Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe dy ndeshje me Kombëtaren e Bullgarisë prej 19 deri më 22 shkurt, ndërkaq që ndeshjet në rrethin elitë do të zhvillohen në Portugali prej 21 deri më 27 mars dhe veç Portugalisë Kosova do të përballet edhe me Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë.
Ekspedita e Kombëtares U-19
Anëtaret e KE: Ilaz Mjaku, Xhelal Broja
Drejtori për marrëdhënie me jashtë.: Artan Govori
Drejtori teknik: Michael Nees
Menaxheri : Rinor Havolli
Shtabi teknik: Ramiz Krasniqi, përzgjedhës, Nazmi Rama, trajner Xhelaledin Karabeg.
Mjeku: Mehmet Maxhuni
Fizioterapeuti: Isuf Maraj
Menaxheri i pajisjeve: Sahit Salihi
Futbollistët: Rilind Nimani, Abit Salihu, Lirik Haziri, Edison Kqiku, Leutrim Kryeziu, Flamur Gashi, Lumbardh Dellova, Lot Celina, Liridon Balaj, Altrim Pajaziti, Dardan Dakaj, Egson Gashi, Ismajl Beka, Kadri Topalli, Drin Govori, Labinot Kozmaqi, Leonit Vitija, Bleon Shaqiri, Genc Kolgeci, Ardrit Miftari e Ramiz Bytyqi.
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe