Kosova U-19 kërkon fitore ndaj Lituanisë

10:02 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Në prag të ndeshjes së tretë dhe të fundit, kundër Lituanisë  në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian Finlanda 2018, Kosova U-19 mbajti seancën  e radhës stërvitore.

Gjatë kësaj stërvitje Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi dhe shtabi teknik provuan disa skema të lojës si lojën në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Lojën në trysni dhe bashkëveprimet  e ndryshme dhe lidhshmëria ndërmjet reparteve. Provuan gjuajtjet e lira nga pozita të ndryshme.

Futbollistët punuan me zell e përkushtim për të arritur rezultat pozitiv.

Si zakonisht stërvitjen e ndoqën anëtarët  e KE të FFK-së Ilaz Mjaku e Luan Vokshi, në përcjellje edhe Michael Nees drejtori teknik i FFK-së.

Sipas fjalëve të mjekut dr. Milazim Gjocaj vazhdon të jetë e mirë gjendja shëndetësore e futbollistëve, të cilët gjatë këtyre ditëve u trajtuan të gjithë ata futbollistë që kishin nevojë për një tretman fizioterapeutik.

Ndeshja kundër Lituanisë do të zhvillohet në orën 14.00 në stadiumin Burgerau në Saalfoden.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme