Kosova U-19 e femrave zhvillon miqësore me Shqipërinë

15:55 | 30 Mars 2018
Arbresh Info

Vazhdojnë përgatitjet e ekipeve kombëtare edhe në konkurrencën e femrave.

Së fundmi, Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit, që kombëtaret U-19 të dyja vendeve të zhvillojnë një ndeshje miqësore, më 4 prill.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër në orën 12.00.

Ky do të jetë një test i mirë për të dy përzgjedhësit Nevil Dede i Shqipërisë dhe Kushtrim Munishi i Kosovës, që të shohin gjendjen e kombëtareve si dhe të analizojnë formën e secilës futbolliste veç e veç.

Ndeshje të tilla janë të mirëseardhura për të dyja federatat sepse kështu i kontribuohet rritjes së tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm