Google ADS

Kosova U-18 në basketboll përgatitjet i zhvillon në Shqipëri

20:42 | 29 Qershor 2023
Diellza Gashi

Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në konkurrencën e meshkujve sot (e enjte) ka udhëtuar në Shqipëri, ku do të qëndrojë për fazën e parë të përgatitjeve.

Basketbollistët e rinj të Kosovës gjatë qëndrimit në Shqipëri do të stërviten maksimalisht për garat evropiane, që i presin gjatë verës.

U-18 po ashtu do të ketë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë U20 për tu përgatitur sa më mirë. Basketbollistët e Kosovës do të përgatiten deri më 4 korrik në Shqipëri, kurse fazën e dytë të përgatitjeve do ta vazhdojnë në Mitrovicë nga 5 korriku.

Përzgjedhës i Kosovës U18 është Brahim Veseli, me ndihmësit Endrit Elshani dhe Safet Kastrati.

Kosova U-18 do të garojë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023.

Meshkujt janë caktuar në Grupin C, ku do të përballen me Holandën, Estoninë, Ukrainën, Rumaninë dhe Irlandën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme