Djelmoshat e grupmoshave U-17 do të luajnë mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Uellsit U-17.
Pas humbjes ndaj Sllovenisë me rezultat 2 me 0 dhe barazimit tronditës kundër Holandës me rezultat 1 me 1, Kosova U-17 synon të bëjë befasinë këtë mbrëmje, shkruan portali arbresh.info.
Ata kërkojnë vetëm tri pikë kundër Uellsit dhe do të kenë mendjen ndeshjen tjetër mes Holandës dhe Uellsit se si do të përfundoj për të parë se si do të rrjedhin gjërat për kualifikim.
Djelmoshat nën udhëheqjen e përzgjedhësit Besnik Kollari janë pjesë e Grupit 12 në fazën e parë të kualifikimeve dhe qëndrojnë në fund të tabelës me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve – tri larg nga Holanda si lidere.
Ndeshja mes Kosovës U-17 dhe Uellsit U-17 zhvillohet në stadiumin Sportpark Parkzicht duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...