Kombëtarja e Kosovës U15 ka barazuar me rezultat 0:0 në miqësoren e parë kundër Kombëtares së Shqipërisë U15, që u zhvillua sot në “Kukës Arena”.
Përzgjedhësi Ilir Nallbani, në këtë ndeshje kishte në dispozicion gjeneratën e re te kësaj grupmoshe, andaj edhe miqësorja e sotme shërbeu më shumë që lojtarët ta njohin më mirë lojën e njëri – tjetrit.
Nallbani e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Lekë Qarri, Bardh Rapuca, Eron Karaqica, Aldin Gashi, Almir Krasniqi, Art Rexhepi, Eris Balaj, Butrint Ademi, Kron Avdiu, Eri Berisha dhe Dion Sylaj.
Të dyja ekipetpatën paraqitje të mirë dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por asnjëra nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Miqësorja e dytë do të luhet më 30 maj në orën 11:00, po ashtu në “Kukës Arena”./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...