Kosova e nis me fitore, duke mundur Irlandën 83:76 (22:17, 23:21, 20:19, 18:19).
Dardanët e nisën ndeshjen më mirë dhe për një nuancë ishin më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 22:17. Periudha e dytë ishte më e barabartë, por vendasit ruajtën epërsinë dhe shkuan në pushim me rezultat 45:38, p♪7rcjell Arbresh.info.
Ngjashëm ishte perioda e tretë, që ishte e barabartë, duke përfunduar 20:19, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 65:57. Por, irlandezët nuk u dorëzuan dhe për tre minuta në çerekun e fundit me një seri prej 0:8, barazuan shifrat në 65:65. Megjithatë, në minutat e fundit, Dardanët u shkëputën dhe triumfuan 83:76.
Te Kosova u dalluan Drilon Hajrizi me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Dardan Berisha me 19 pikë e dy kërcime.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë kundër Azerbajxhanit në udhëtim më 25 shkurt.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Zvicra mundi Azerbajxhanin 72:53./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...