Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ishte i ftuar në një lidhje direkte nga Mitrovica, në emisionin “Zona Gol”, mbrëmjen e të shtunës në “SuperSport”.
“Për më të suksesshëm as që diskutohet, pasi lojtarët e Kosovës prej vitesh kanë luajtur në nivele të larta dhe këtu i referohem Vokrrit, Prekazit, etj.
Kosova është realisht toka e talenteve dhe ka shumë lojtarë që mund të bëjnë emër në futboll. Sa i përket lojtarëve, mendoj që Kosova ka më shumë lojtarë që luajnë në akademi mjaft prestigjioze të botës.
Gjithsesi nuk duhet të ekzistojnë ndasitë, pasi jemi të gjithë shqiptarë. Strategjitë? Duhet punuar shumë me futbollistët. Nëse do të futesha në detaje teknike, ne duhet të përgatisim lojtarë mbrojtës, pasi kjo është pikë e dobët jo vetëm për ne, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë”, ka deklaruar ndër të tjera Prekazi.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin