Është hedhur shorti për turneun e xhudos, Masters Cup, që do të mbahet nesër dhe pasnesër në St. Petersburg të Rusisë.
Kosovën do ta përfaqësojnë garueset, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, bashkë me trajnerin e tyre, Driton Kuka.
Në shortin e hedhur sot, Nora do të përballet në luftën e parë me koreanen Zoujeong Kwon, në kategorinë -57 kg.
Ndërkohë, Distria në rrethin e parë do të luftojë me hungarezen, Reka Pupp. Në këtë turne marrin pjesë xhudistet më të mira në botë.
Distria dhe Nora do t’i zhvillojnë garat të shtunën.
Kujtojmë që pjesëmarrja e Kosovës në këtë turne ishte vënë në dyshim, shkaku që Rusia nuk e njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe pasaportat e saj, mirëpo, falë presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, Kosova sot ndodhet në Rusi.
Ekipit tonë me në krye trajnerin kampion olimpik, Driton Kuka, i urojmë suksese në rrugën drejt medaljeve, që do të mundësonte për herë të dytë ngritjen e flamurit të Kosovës në Rusi, pas medaljes së artë të Majlinda Kelmendit të fituar vitin e kaluar në Kazan.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”