Kosova do të marrë pjesë në Grand Prixin e Linzit, i cili do të fillojë sot.
Vendi ynë në evenimentin e xhudos që do të mbahet këto ditë në Austri do të prezantohet me gjashtë garues, ndërsa kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi nuk do të jenë pjesë e këtij turneu.
Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpat Zekaj do të jenë pjesëmarrësit e Kosovës në këtë Grand Prix.
Erza (-52kg) dhe Flaka (-57kg) do të garojnë sot dhe ato do të synojnë të shkojnë sa më larg, pse jo edhe të fitojnë medalje.
Muminoviq në rrethin e parë do të ketë punë me amerikanen Carina Klaus-Sternwieser, derisa Loxha do të përballet me spanjollen Jaione Equisoain.
72 shtete të ndryshme të botës me 455 garues do të jenë pjesë e Grand Prix të Linzit, ku garuesit kosovare synojnë të fitojnë medalje. /GE/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...