Kosova synon fitoren e dytë ndaj Zvicrës

14:07 | 29 Korrik 2023
K.B

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të vihet përball Zvicrës sërish pas ndeshjes së zhvilluar në Prizren.

Dardanët do të tentojnë të përsëritin paraqitjen e mirë ndaj helvetikëve të cilët i mposhtën me rezultatin e thellë 76-49.

Dueli i dytë zhvillohet Fribourg, sot, me fillim në ora 17 e 30.

Për Kosovën kjo është ndeshja e tretë në ciklin parakualifikues të “Eurobasket2025”.

Pas dy ndeshjeve, Kosova ka arritur një fitore teksa ka pësuar edhe një humbje.

Me pesë gusht, Dardanët takohen me Danimarkën në ndeshjen përmbyllëse të parakualifikimeve./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme