Kohë për pushim nuk ka. Vashat e Kosovës A pas fitores dramatike ndaj Qipros 70:68, sonte nga ora 18:00 përballen me Luksemburgun në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla, ku Dardanet po marrin pjesë për herë të parë.
Për Kosovën kjo është ndeshja e dyta në grupe, njëkohësisht edhe e fundit, kurse për Luksemburgun e para, derisa të enjten do të përballet me Qipron. Dy kombëtaret e para të Grupit kualifikohen në gjysmëfinale. Në Grupin tjetër bëjnë pjesë Irlanda, Malta dhe Andorra.
Nëse Kosova shënon fitore do të kualifikohet në gjysmëfinale, në të kundërt duhet të presë edhe sfidën e së enjtes Luksemburgu-Qipro për të mësuar ‘fatin’ e saj.
Basketbollistet e Kosovës tashmë janë liruar nga presioni i së përballjes së parë dhe nën udhëheqjen e shtabit teknik do të përgatiten për sfidën e dytë.
Kjo është hera e parë që Kosova A merr pjesë në një garë ndërkombëtare.
Ndeshja do të transmetohet në YouTube dhe faqen zyrtare të FBK-së në Facebook. /Zeri.info
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...