Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë miqësoren e dytë të muajit mars kundër Zvicrës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih në orën 18:00 dhe pritet të jetë një festë futbolli, duke pasur parasysh numrin e madh të bashkëatdhetarëve tanë të cilët do të jenë në stadium.
Pasditen e djeshme Dardanët e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje, teksa të gjithë futbollistët janë në formë dhe të gatshëm për ta dhënë maksimumin në duelin e sotëm.
Kjo ndeshje është e veçantë përshkak se në ekipin zviceranë do të luajnë disa futbollistë me prejardhje nga Kosova, përcjell arbresh.info.
Në prag të kësaj miqësoreje, përzgjedhësi Alain Giresse dhe futbollisti Florent Hadërgjonaj janë paraqitur në konferencë për media, ku kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me këtë përballje./arbresh.info/
KGJK parasheh më shumë gjyqtarë për t’i trajtuar krimet e lu...
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...