Kombëtarja e Kosovës në hendboll sonte do të përballet me Bosnjë e Hercegovinën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Ndeshja zhvillohet prej orës 20.15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë, teksa optimizmi për fitore është i madh.
Kjo ndeshje vlerësohet vendimtare për ecurinë e mëtejme në këto kualifikime. Në rast fitoreje, Kosova do të futej fuqishëm në garë për kualifikimin e saj historik në Evropian.
Lojtarët e përzgjedhur nga Bujar Qerimi kanë zhvilluar përgatitje disa ditore për këtë duel dhe tani presin që të japin maksimumin në fushën e lojës, duke shpresuar edhe në mbështetjen e madhe të tifozëve.
21 të vdekur nga një sulm izraelit në një xhami në Gaza
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të lisë së majmunit...
Vdes vëllai i Jakup Krasniqit, Azem Krasniqi
Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi në Podujevë, interesant...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, lëndohet një person
Vjedhje e rëndë në Prizren