Google ADS

Kosova sonte përballet me Bosnjë e Hercegovinën, synon fitoren

13:33 | 8 Mars 2023
K.B

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sonte do të përballet me Bosnjë e Hercegovinën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Ndeshja zhvillohet prej orës 20.15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë, teksa optimizmi për fitore është i madh.

Kjo ndeshje vlerësohet vendimtare për ecurinë e mëtejme në këto kualifikime. Në rast fitoreje, Kosova do të futej fuqishëm në garë për kualifikimin e saj historik në Evropian.

Lojtarët e përzgjedhur nga Bujar Qerimi kanë zhvilluar përgatitje disa ditore për këtë duel dhe tani presin që të japin maksimumin në fushën e lojës, duke shpresuar edhe në mbështetjen e madhe të tifozëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme