Kosova siguron edhe medaljen e tretë të artë

17:52 | 28 Qershor 2018
Arbresh Info

Brenda dy ditëve, Kosova ka siguruar tri medalje të arta.

Pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, Akil Gjakova është xhudisti tjetër që i ka siguruar medalje shtetit tonë, shkruan portali arbresh.info.

Gjakova ka arritur të triumfoj në finale duke mposhtur me lehtësi xhudistin turk Bilal Ciloglu.

Akili garoi në kuadër të kategorisë 73 kilogramë dhe doli fitues në finale me ippon.

Xhudistët kosovarë janë duke korrur një sukses të madh në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”./arbresh.info/

https://twitter.com/Tarragona2018/status/1012356214506905600

Të ngjashme