Kosova do të grumbullohet që nga dita e hënë në Prishtinë në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për dritaren e parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Ndeshjen e parë, Kosova do ta luaj si nikoqire, kundër Lituanisë.
Të gjitha basketbollistët e ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg i janë përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ata tashmë pritet që të zbarkojnë në kryeqytet që nga 19 nëntori.
Kombëtarja jonë prej 20 deri më 23 nëntor do të zhvilloj nga dy seanca stërvitore në ditë, derisa në ditën e ndeshjes, Kosova do ta mbaj një stërvitje në orët e paradites.
Në anën tjetër Përfaqësuesja e Lituanisë do të arrijë në Prishtinë më 23 nëntor, ndërsa do ta zhvilloj vetëm një seancë stërvitore dhe atë në ditën e ndeshjes në orët e paradites.
Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë do të zhvillohet më 24 nëntor me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe i takon Grupit C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Një ditë pas kësaj ndeshje, Kosova do të udhëtoj për në Debrecen për t’u përballur me Hungarinë në ndeshjen e dytë kualifikuese. Ky takim do të luhet më 26 nëntor.
Duhet theksuar se punimet rreth vendosjes së ulëseve shtesë në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë janë duke shkuar mirë, dhe sipas kontraktuesit palestra me 2800 ulëse do të jetë e gatshme për ndeshjen ndaj Lituanisë./arbresh.info/
Kosova (lista e gjerë):
Përzgjedhësi i Kosovës: Brad Greenberg
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...