Kosova shpall listën për ndeshjen me Letoninë, tri risi nga Muharrem Sahiti

11:37 | 8 Nëntor 2017
Arbresh Info

Trajneri Muharrem Sahiti ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Letoninë.

Risi janë emrat e Faton Malokut, Armend Thaqit dhe Suad Sahiti.

Janë ftuar edhe të zakonshmit, si Amir Rrahmani, Alban Pnishi dhe Mërgim Vojvoda në mbrojtje.

Shihen mungesat e Benjamin Kolollit shkaku i lëndimit.

Mesfusha është e kompletuar, me lojtarët e zakonshëm që ftohen gjithmonë nga Kosova.

Vërehet mungesa e Arbër Zenelit në këtë repart.

Për sulm janë ftuar vetëm tre: Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani.

Ndeshja do të zhvillohet me 13 nëntor në stadiumin “Adem Jashari” më Mitrovicë.

Ndërsa lista komplete është kjo:

Portierë:

  • Samir Ujkani, Bledar Hajdini, Faton Maloku

Mbrojtës:

  • Amir Rrahmani, Bajram Jashanica, Mërgim Vojvoda, Ardin Dallku, Fidal Aliti, Lirim Krasniqi, Armend Thaqi

Mesfushorë:

  • Hekuran Kryeziu, Besar Musolli, Bernard Berisha, Besar Halimi, Valon Berisha, Milot Rashica, Suad Sahiti

Sulmues:

  • Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme