Google ADS

Kosova shënon fitore të madhe kundër Islandës – fillim i mirë drejt Kupës së Botës 2023

21:33 | 20 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme.

Në kuadër të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror 2023, Kosova ka mposhtur kombëtaren e Islandës, me rezultatin 80:78, shkruan lajmi.net.

Në Palllatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova ishte më e mirë se Islanda qysh nga çereku i parë.

Kosova e mbylli çerekun e parë me epërsinë 22:13, kurse në çerekun e dytë ‘Dardanët’ patën një seri negative, duke bërë që pjesën e parë ta mbyllin me vetëm një pikë epërsi (35:34).

Në çerekun e tretë, Kosova ishin shumë të saktë nga distanca për tri pikë, me Dardan Berishën e Drilon Hajrizin që dënonin kundërshtarin për secilën hapësirë. Kosova mbylli çerekun e tretë me tri pikë epërsi, 60:57.

Çereku i katërt vazhdoi akoma më mirë për skuadrën e drejtuar nga Marmarinos, të cilët shkuan në një seri prej 9:0, për t’u shkëputur me islandezët. Gëzim Morina ishte lojtari që mori flakë në këtë 10 minutësh.

Kjo shkëputje i mundësoi Kosovës që të merrte në fund fitoren (80:78), duke nisur kështu pozitivisht aventurën nën Marmarinos, në parakualifikueset për botërorin 2023. Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e parë nën urdhrat e Marmarinos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme