Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka luajtur sot ndeshjen e dytë stërvitore ndaj Bullgarisë.
Në Gabrovo, dardanet kanë fituar me rezultat 30:29.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:14 për Kombëtaren tonë.
Gjatë ndeshjes epërsia ka shkuar deri në gjashtë gola. Paraqitja ishte e nivelit më të lartë se në ndeshjen e parë, ndërsa ekipi është shfaqur më i komponuar.
Melisa Mulaj ishte më efikasja me 9 gola. Vajzat kanë treguar angazhim dhe disiplinë në lojë. Tani Kombëtarja kompletohet edhe me tri lojtare të tjera dhe vazhdon në Istog përgatitjet për Evropianin e Divizionit B, që të shtunën fillon në Shkup.
Ndeshjet me Bullgarinë i kanë shërbyer shumë shtabit teknik në prag të Evropianit./Gazeta Olle/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...