Google ADS

Kosova – Rumania, formacionet zyrtare

19:38 | 16 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Kosova do të kërkojë fitoren në “Fadil Vokrri”, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim për Euro 2024.

Ndeshja kundër Rumanisë, është e treta në kuadër të kualifikimeve dhe “Dardanët” kanë vetëm dy barazime, deri më tani.

Sipas kapitenit të Kosovës, Amir Rrahamnit, ndeshja do të jetë vendimtari, pasi nëse skuadra e Alain Giresse nuk merr tri pikë 99 për qind do të jetë jashtë kualifikimeve.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Kosova:Muric, Aliti, Fazliji, Rashica, Muslija, Celina, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Dresevic, Paqarada.

Rumania: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas, Stanciu, Marin, Burca, Coman, Man, Camora.

Në dy ndeshje të zhvilluara, Kosova ka dy pikë, ndërsa Rumania gjashtë sosh dhe sonte duhet medoemos të marrim maksimumin, ndryshe mund të humbasim çdo shpresë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme