Pas dy ditë të garave është përmbyllur Kampionati Ballkanik i xhudos, i cili për herë të parë është organizuar në Kosovë.
Ashtu sikurse në ditën e parë në garat individuale, edhe sot në garat ekipore kanë dominuar xhudistët kosovarë.
Ekipi i Kosovës, i cili u udhëhoq nga kampionia olimpike, Nora Gjakova si kapitene, doli i pari në garat e sotme me tri fitore bindëse në meçet secili me secilin (kundër Malit të Zi 6:0, kundër Maqedonisë së Veriut 6:0 dhe kundër Malit të Zi 5:1).
Vendi i dytë i takoi Malit të Zi, vendi i tretë Turqisë dhe vendi i katërt Maqedonisë së Veriut.
Kjo ishte hera e parë që Kosova u paraqit edhe në garat ekipore, pasi deri më tash kishte çaluar me garues në kategoritë e rënda dhe e kishte të pamundur të paraqitet në këtë konkurrencë.
Njëherësh ky ishte kampionati i parë ballkanik në të cilin u paraqitën xhudistët kosovarë. Garat u mbajtën në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Edhe sot vazhdojnë garat në Kampionatin ballkanik të xhudos, i cili për herë të parë po mbahet në Kosovë.
Garat e sotme mbahen në konkurrencën ekipore dhe fillojnë nga ora 10:00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Në ditën e parë të këtij kampionati në konkurrencën ekipore morën pjesë 110 garues, e ku xhudistët tanë ishin më të suksesshmit, duke fituar 15 medalje, prej të cilave 8 të arta./RTK
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...