Google ADS

Kosova refuzoi miqësoren me Gjermaninë, kjo është arsyeja

23:01 | 1 Shkurt 2019
Arbresh Info

Kosova dhe Danimarka më 21 mars do të takohen në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, për ta zhvilluar takimin e parë ndërmjet tyre.Tre ditë më vonë, Kosova zhvillon ndeshjen me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për Euro2020.

Kosova e Bernard Challandes gjatë vitit 2018 nuk njeh humbje dhe mbetet të shihet në testin e parë ndaj Danimarkës, se a do të vazhdojnë me formën e lartë dhe me rezultate pozitive.Kujtojmë se djemolshat e artë të Challandes fituan grupin D3, duke dhuruar spektakël me paraqitjet e tyre.

Por, fillimisht do të zhvillojë një miqësore me Danimarkën dhe për këtë ndeshje ka folur asistenti i dytë i Challandes, Muharrem Sahiti, për Klan Kosovën, transmeton Insporti.com. Sipas Sahitit arsyeja pse do të zhvillohet kjo miqësore është për shkak se Danimarka ka pranuar të luajë në Kosovë.

‘’Nga të gjithë kundërshtarët që kanë qenë të lirë në raundin e parë, atëherë e kemi pa si të arsyeshme ndeshjen me Danimarkën, për shkak se jemi si vendas, kemi pasur oferta edhe nga kombëtarja e Gjermanisë dhe Uellsit, por që këto dy kombëtare kishin kërkuar që ne të jemi si mysafir’’, ka thënë Sahiti.

Ai tutje ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka luajtur me një kombëtare të nivelit si e Danimarkës dhe se do të jetë test i vështirë.

‘’Danimarka zhvillon një lojë shumë të mirë, ka një mbrojtje tejet të organizuar, me një presing të lartë dhe pikërisht për këto arsye ndeshja me danezët na ka konvenuar, që të shohim si do t’ia dalim ndaj kombëtareve të nivelit të lartë’’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme