Selektori i Kosovës, Primoz Gliha, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin “Euro 2024”.
Dardanët do të përballet me Andorrën më 12 tetor, ndërsa më 15 tetor do ta presin Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.
Çka ka rënë në sy, është ftesa për 3 lojtarë nga Superliga e Kosovës, dy lojtarë nga kampioni aktual i Kosovës, FC Ballkani ( Qendrim Zyba dhe Lumbardh Dellova) si dhe nga KF Llapi ( Ilir Krasniqi).
Mungesë për këto ndeshje do të jetë kapiteni, Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda të cilët janë të lënduar. /Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...