Kosova do të përballet me Malin e Zi në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020.
Humbja ndaj Anglisë dhe fitorja e Çekisë pikërisht ndaj anglezëve kanë bërë që gjasat e Dardanëve të zbehen për një kualifikim të mundshëm.
Por si trajneri Bernard Challandes, ashtu edhe futbollistët kanë shprehur besim të plotë se mund t’ia dalin të kualifikohen nga pozita e dytë.
Kundërshtari në xhiron e gjashtë është shteti fqinj Mali i Zi, që ka humbur gjitha gjasat për kualifikim të mundshëm.
Ndeshja mes dy Përfaqësueseve fqinje do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar Prishtinë, më saktësisht në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.
Kosovën e mbanë në garë për kualifikim vetëm fitorja ndaj Malit të Zi, derisa malazezët vijnë për të marrë një rezultat pozitiv për prestigj.
Trajneri Bernard Challandes për këtë takim ka në dispozicion edhe tre të rikthyerit nga lëndimet, Herolind Shalën, Milot Rashicën dhe Benjamin Kolollin.
Ndërkohë malazezët kanë humbur përsëri yllin e saj kryesor Stevan Savic që u lëndua në ndeshjen me Bullgarinë. /Telegrafi/
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet