Delegacioni i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, i përbërë nga kryetari Arlind Grantolli dhe sekretari Arlind Sadiku, janë duke marrë pjesë në punimet e Kongresit të 80-të të Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportivë (AIPS) që po mbahet në Seul dhe Pyongchang të Koresë Jugore.
Një vit pas pranimit në këtë institucion, SHGSK-ja ka raportuar para Komitetit Egzekutiv dhe delegatëve nga 160 shtete për të arriturat e saj gjatë kësaj periudhe. Nga 100 gazetarë sportiv të identifikuar në vendin tonë, 18 janë pajisur me kartelën e AIPS-ës.
Ndryshe, këtë vit do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato në seksionet kontinentale.
Në krye të sektorit evropian, president është I zgjedhur votuari nga SHGSK-ja Charles Camenzuli nga Malta dhe bordi i ri. Ndërsa zgjedhjet e reja për presidentin e ardhshëm të AIPS-ës dhe Komitetit Ekzekutiv do të mbahen të premten.
Gjatë punimeve të deritanishme të Kongresit, janë diskutuar shumë çështje që lidhen me gazetarinë sportive. Mysafir nderi i këtij edicioni ishte Kryetari i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe. Me respekt, Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës Seul/Pyongchang, 11.05.2017.
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë