Është mbyllur pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Lituanisë.
Pas 45 minutave lojë në “Fadil Vokrri”, Dardanët po dominojnë dhe po fitojnë me rezultatin minimal, 1-0.
Në minutën e 27-të, Arbër Zeneli e ka dërguar topin në rrjetë për t’i kaluar në epërsi ‘Dardanët’.
Kosova, pothuajse me më të mirët sonte në fushë, pati edhe shumë raste tjera, sidomos me anë të Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
Të dielën, Dardanë do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques.
Kosova sonte po luan me fanellat e reja të zeza për herë të parë, ashtu edhe me logon e re të publikuar nga FFK këtë javë. /Gazeta Express/
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka