Google ADS

Kosova pëson rënie në ranglistën e FIFA-s

13:53 | 14 Shtator 2017
Arbresh Info

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon të pësojë rënie në ranglistën e FIFA-s.

Për shkak të disfata të njëpasnjëshme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, Kosova ka humbur katër pozita, shkruan portali arbresh.info.

Nga vendi i 180 që ishte muaj më parë, “Dardanët” kanë rënë në pozitën e 184 në ranglistën e re të publikuar nga organi drejtues i futbollit këtë enjte.

Kombëtarja shqiptare gjithashtu ka pësuar rënie. “Kuqezinjtë” tani të drejtuar nga Christian Panucci kanë rënë për tri pozita (66).

Gjermania e Shkodran Mustafi qëndron në krye të tabelës, i ndjekur nga Brazili pas të cilit gjendet në pozitën e tretë Portugalia./arbresh.info/

screenshot_2 screenshot_3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme