Google ADS

Kosova pëson humbje të thellë nga Rusia

21:24 | 6 Mars 2020
A. B.

Kosova ka pësuar humbje të thellë ndaj Rusisë me rezultat 5-0, ndeshje e vlefshme në grupin A, për kualifikimet në kampionatin Evropian 2020.

Vashat kosovare qysh në fillim nuk e nisën mirë, pasi që në minutën e parë ruset kaluan në epërsi me autogolin e Fjolla Shalës.

U prit që ‘Dardanët’ të këndellen, por nuk doli ashtu pasi në minutën e 33-të u dyfishua epërsia e Rusisë me golin Nelli Korovinkas.

Me rezultatin 2-0 për Rusinë u përmbyll pjesa e parë.

Franksioni i dytë u nis edhe me egër nga ruset që shënuan tri herë drena gjashtë minutash .

Smirnova shënoi në minutën e 47-të, Federova të 53-të dhe përsëri Smirnova në 56-tin.

Deri në fund rezultati nuk u ndryshua dhe Kosova humbi kështu me rezultat të thellë 5-0 nga Rusia.

“Dardanet” ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë ndaj Sllovenisë, ndërsa Rusia do të jetë në pushim. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme