Google ADS

Kosova pëson humbje nga Suedia

20:14 | 15 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Kosova ka pësuar nga Suedia me rezultat 81:69 (13:16, 26:15, 21:19, 21:19), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, për meshkuj U20 që po zhvillohet në Gjeorgji.

Periudha e parë ishte e barabartë, ku herë njëra kalonte në epërsi dhe herë tjetra, ku asnjëra të shkëputej në rezultat dhe përfundoi 16:13 për Dardanët. Edhe pesë minutat e periudhës së dytë ishin të barabartë deri pranë rezultatit 32:31, ku suedezët filluan një seri të suksesshme, duke shkuar në pushim me shifrat 39:31.

Ndërkohë, dy çerekët e pjesës së dytë ishin të barabartë, 21:19, dhe sfida përfundoi 81:69.

Te Kosova, Drilon Shala dhe Dion Sheqiri shënuan nga 13 pikë, kurse Fatlind Shoshaj shtoi 10.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova e zhvillon ndaj Maqedonisë Veriore, të dielën nga ora 12:30, ndërsa më pas do të përballet me Gjeorgjinë dhe Austrinë. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme