Kosova pëson humbje me rezultat tronditës kundër Sllovenisë

17:05 | 5 Korrik 2019
Arbresh Info

Skuadra e femrave në grupmoshën U18 të Kosovës ka pësuar një humbje të tmerrshme.

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Evropian kundër Sllovenisë, vashat tona janë mposhtur me një rezultat tronditës, transmeton portali arbresh.info.

Takimi i fundit i luajtur në divizionin B ka përfunduar me rezultat tronditës 12 – 97.

Gjatë kësaj ndeshje, vashat kosovare kanë humbur gjithsej 32 topa.

Diferenca vërtetë e tmerrshme prej 85 pikëve, tregon se kombëtarja jonë në basketboll duhet të punojë shumë dhe të jetë shumë më shumë e përkushtuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme