Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje nga Lituania.
Disfata e kosovarëve ishte e thellë 61:99, shkruan arbresh.info
Kosova i rezistoi mjaft mirë lituanëve në pjesën e parë të lojës, përkundër asaj që kjo e fundit është një skuadër shumë e fortë që i bon konkurrencë edhe ekipeve të mëdha.
Mirëpo me të filluar pjesa e dytë, Lituania mori hov dhe kaloi në epërsi, plot 38 pikë.
Lojtari më i mirë nga skuadra vendëse ishte padyshim kapiteni me 19 pikë të shënuara, ndërsa tek skuadra rivale ishte Juskevicius me 16 pikë.
Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikim në raundin e dytë të Botërorit Kina 2019./Arbresh.info/
Spiropali në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin: Falemi...
Fadil Nura: Baci Haxhi iku nga kjo botë me mallin e djalit t...
Dy të plagosurit në Veternik në gjendje të rëndë, vazhdojnë ...
Krasniqi: Mungesa e Hashim Thaçit e paarsyeshme dhe e papran...
Aksident në Shkodër, humb jetën 25-vjeçari
“Hakmirren” fansat e Gjestit ndaj Eglit pas rikthimit, kjo e...