Kombëtarja e femrave të Kosovës ka pësuar debakël nga Kombëtarja e Holandës me rezultat të thellë 0-6. As Kosova nuk arriti që ta ndërprenë serinë pa humbje të Holandës për 9 ndeshje.
Kombëtarja e femrave të Kosovës ka humbur sonte me rezultat 0-6 ndaj Holandës, duke mos bërë kështu befasinë.
Holanda ka vazhduar me fitoren 9 rresht derisa në këtë ndeshje kundër Kosovës ka shënuar edhe Vivianne Miedema, njëra prej futbollisteve më të mira në botë.
Në pjesën e parë Holanda shënoi plot katër gola.
Van de Donk shënoi në minutën e 11-të golin e parë. Pastaj dy gola u shënuan brenda 3 minutave, një në minutën e 31-të nga Snoeijs dhe në të 34-ën Martens.
Goli i katërt për holandezet erdhi në minutën e 44-të nga Snoeijs.
Në pjesën e dytë, Kosova rezistoi për 45 minuta, por në minutat shtesë të ndeshjes Holanda shënoi edhe dy gola.
Fillimisht shënoi Miedema dhe Snoeijs e kompletoi het-trikun.
Holanda pas kësaj fitoreje e ka betonuar pozitën e parë me 27 pikë, kurse Kosova mbetet në vendin e katër më 10 pikë. /GazetaExpress/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...