Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka përfunduar paraqitjen në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” që prej të premtes deri të dielën u mbajt në Winterthur të Zvicrës.
Të dielën Kombëtarja jonë luajti ndeshje të fortë e të barabartë me Italinë. Megjithatë në fund humbi me rezultat 28:25.
Loja e Kombëtares sonë ishte dukshëm më e mirë se ndaj Holandës e Zvicrës. Angazhimi i lojtarëve po ashtu ishte në nivel dukshëm më të lartë.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:13 në të mirë të Kombëtares sonë. Kombëtarja jonë është shkëputur edhe në tri gola.
Në minutat e fundit loja ishte e barabartë, ndërsa në minutën e 58-të rezultati ishte 25:25. Më pas Kombëtarja jonë dështoi në disa aksione rresht dhe fitorja i takoi Italisë.
Paraqitja në edicionin e 51-të të “Yellow Cup” i shërben Kombëtares sonë për vazhdim të kualifikimeve për “Euro 2026”. Italia do të paraqitet në Botërorin që fillon më vonë këtë muaj.
Miratohet marrëveshja Shqipëri–Itali për pensionet, i kalon ...
Princi William i uron ditëlindjen gruas së tij: Jemi krenarë...
Po vazhdon fushata informuese për regjistrimin e fakteve të ...
Vjen një dron për Gjestin në BBVA, ky është reagimi i tij
11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1” dënohen me 31 vje...
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...