Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka përfunduar paraqitjen në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” që prej të premtes deri të dielën u mbajt në Winterthur të Zvicrës.
Të dielën Kombëtarja jonë luajti ndeshje të fortë e të barabartë me Italinë. Megjithatë në fund humbi me rezultat 28:25.
Loja e Kombëtares sonë ishte dukshëm më e mirë se ndaj Holandës e Zvicrës. Angazhimi i lojtarëve po ashtu ishte në nivel dukshëm më të lartë.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:13 në të mirë të Kombëtares sonë. Kombëtarja jonë është shkëputur edhe në tri gola.
Në minutat e fundit loja ishte e barabartë, ndërsa në minutën e 58-të rezultati ishte 25:25. Më pas Kombëtarja jonë dështoi në disa aksione rresht dhe fitorja i takoi Italisë.
Paraqitja në edicionin e 51-të të “Yellow Cup” i shërben Kombëtares sonë për vazhdim të kualifikimeve për “Euro 2026”. Italia do të paraqitet në Botërorin që fillon më vonë këtë muaj.
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
Lajçak: Krenar për bashkëpunimin BE-SHBA gjatë mandatit tim
Koreja e Veriut teston me sukses një raketë të re me rreze t...
Pamje dhe detaje rreth tërmetit të fuqishëm në Tibet që la m...
Chelsea po kërkon blerës për mbrojtësin francez, nuk pëlqehe...
Tahiri: Fitorja e numrit 137, do të sigurojë auditimin e plo...