Google ADS

Kosova përfundoi në vendin e parë nga 11 shtete pjesëmarrëse në xhudo

20:28 | 6 Tetor 2024
Q L

Ekipi  i xhudos në Kampionatin Ballkanik ka fituar katër të arta dhe një të bronztë.

Kosova përfundoi në vendin e parë nga 11 shtete pjesëmarrëse, shkruan Arbresh.info.

Kjo garë është mbajtur në këtë fundjavë në Tiranë, ku sportistët tanë ishin kulmor, ku morën pjesë gjashtë garues.  

Estea Arifaj (48 kg), Enise Zijade (57 kg), Andi Reshitaj (60 kg) dhe Muhamedin Veseli (66 kg) fituan të artat duke treguar dominim në kryeqytetin shqiptar. 

Sidorela Dodaj (52 kg) u stolis me të bronztën, duke treguar po ashtu luftëra të mira. /Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme