Kosova ka parakaluar me sportistë e saj mbi varkë në lumin Sena, në hapjen zyrtare të Lojtarëve Olimpike Paris 2024.
Hapja zyrtare u bë sot më 26 korrik dhe do të vazhdojnë deri më 11 gusht 2024 në Paris të Francës.
Kosova parakaloi me sportistët e saj dhe përfaqësuesit e trajnerët, duke valëvitur flamujt shtetëror, që mbahej nga Akil dhe Nora Gjakova, vëlla e motër, dy xhudist kulmor botëror.
Tetë ishte numri i sportistëve që parakaluan, pasi boksierja Donjeta Sadiku nuk ishte e pranishme.
🇽🇰 Team Kosovo at the Opening Ceremony of the Olympic Games 2024#Paris2024 pic.twitter.com/QKtJwwxeiY
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 26, 2024
Kosova merr pjesë me gjashtë sportistë të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika.
Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, vijnë nga xhudo. Boksin do ta përfaqësojë Donjeta Sadiku, derisa atletikën Gresa Bakraqi. Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë nga noti.
Boksierja Donjeta Sadiku ka hequr dorë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”, pasi ajo bokson menjëherë të shtunën dhe ka zgjedhur të pushojë e të përgatitet për luftën e rëndësishme. /Telegrafi/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën