Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha do të mungojë për Dardanët në sfidat ndaj Sllovakisë dhe Islandës, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Përkundër përpjekjeve maksimale nga ana e Berishës, së bashku me një bisedë me përzgjedhësin Christos Marmarinos është vendosur që Berisha të mos luajë në këto dy sfida.
Berisha gjithmonë ka dhënë maksimumin në parket, duke udhëhequr Kosovën dhe ka dhënë shumë për basketbollin e Kosovës, megjithatë, e ka të pamundur t’i bashkohet Kosovës në këto dy përballje, për shkak të infektimit me Covid-19.
Federata e Basketbollit e Kosovës e falënderon Berishën për dëshirën e madhe për t’iu bashkuar ekipit dhe beson se ai do të jetë lider sërish në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, kur Dardanët do të përballen me Sllovakinë dhe Luksemburgun, në takimet që do të vendoset se kush do të kualifikohet nga grupi.
Kosova është lidere e grupit me dy fitore në dy përballje, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun.
Basketbollistët e grumbulluar te Kosova premtojnë se do të japin maksimumin për ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës, që zhvillohen më 26, përkatësisht 28 nëntor. /Telegrafi/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...