Google ADS

Kosova pa Erjon Kastratin kundër Zvicrës

22:06 | 18 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja e Kosovës në basketboll nesër do të luaj kundër Zvicrës.

“Dardanët” do të jenë pa Erjon Kastrati, pasi ai u lëndua në stërvitje.

Gjithsesi ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Këto takime zhvillohen në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Sfida e parë kundër “Helvetikëve” zhvillohet nesër nga ora 20:45 në “Sezai Surroi” në Prizren.

Kosova më 26 korrik në udhëtim, përballet me Danimarkën, më pas Dardanët do të përballen me Zvicrën në udhëtim, më 29 korrik dhe më 5 gusht do të ndeshen me Danimarkën në Prizren, në ndeshjen e fundit./Arbresh.info/

 

Të ngjashme