Përfaqësuesja e Kosovës dot nuk i rezistoi Austrisë, duke pësuar humbje të rendë me rezultat 74:49 (33:22), në ndeshjen miqësore të basketbollit që u luajt në Kapfenberg.
Vendasit treguan lojë shumë të fortë sidomos në 20 minutat e dytë dhe thelluan fitoren në 25 pikë. Fitorja e austriakëve nuk erdhi asnjëherë në dyshim, pasi që dëshmuan se ishin për një klas më të mirë.
Basketbollistët Klepeisz me 16 pikë e Mahalbasic me 12 sosh, ishin pikëshënuesit më të mirë te austriakët. Me 18 korrik, Kosova do të luajë miqësoren e radhës, kësaj here në Bratisllavë ndaj Sllovakisë. Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg, ka rastin të shoh formën e lojtarëve të tij dhe sa janë të gatshëm për betejat e mëdha.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...