Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në përballje me Belgjikën, në kuadër të Grupit F për kualifikimet e Kupës së Botës 2023.
Ndeshja e zhvilluar, të martën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka përfunduar me rezultat 6:1 në të mirë të belgeve.
Lexo edhe:
Përfundon pjesa e parë, vashat e Kosovës në disavantazh të thellë ndaj atyre belge
Ashtu siç pritej Belgjika e dominoi ndeshjen, ndonëse në minutat e para ishin Dardanet që rrezikuan disa herë portën mysafire. Futbollistet e Belgjikës zhbllokuan shifrat në minutën e 22-të nëpërmjet Tine De Caigny, derisa më pas ato shënuan dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë në periudhën kur futbollistet tona bënin përpjekje për të barazuar shifrat, përcjell arbresh.info.
Të dy golat i realizoi Tessa Wuallert (42’, 44’). Kjo e fundit u tregua efikase edhe në pjesën e dytë, kur realizoi dy gola tjerë, në minutat 54′, 65′, Tessa Wullaert realizoi në minutën e 41-të dhe të 44-t. Ajo vazhdoi me efikasitet edhe në pjesën e dytë.
Shënoi në minutën e 54-t për 4:0 dhe në minutën e 65-të për 5:0.
Më pas Erëleta Memeti shënoi golin e vetëm për Kosovën në minutën e 68-të, para se Marie Minnaert të vendosë rezultatin përfundimtar në minutën e 77-të, 6:1.
Pas kësaj fitoreje Belgjika renditet e dyta në grup, me 19 pikë, tri m pak se kryesuesja Norvegjia, derisa Kosova mbetet e pesta në renditje, me 4 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Dardanet e luajnë më 1 shtator, kur e pret Armeninë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...