Google ADS

Kosova nis përgatitjet për ndeshjen me Rumaninë

23:50 | 18 Shkurt 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës në Baskeboll ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Rumaninë

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll është grumbulluar të hënën dhe ka nisur përgatitjet për duelin me Rumaninë që do të zhvillohet më 24 shkurt në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, shkruan Gazeta Express.

Gjatë ditës së hëne, Kosova ka zhvilluar stërvitjen e parë, dhe do të vazhdojnë të përgatiten deri më 23 shkurt.

Damir Mulaomerovic është munduar të grumbullojë ekipin më të mirë të mundshëm aktualisht, duke marr parasysh se disa lojtarë kyç si Gëzim Morina e Scott Bamforth janë duke u rikuperuar nga lëndimet, dhe se nuk do të mund të bashkohen me Përfaqësuesen.

FBK-ja, por edhe vetë përzgjedhësi, Mulaomerovic, janë optimistë se do të përgatiten sa më mirë në mënyrë që në përballje me Rumaninë të shënojnë fitore, e cila do të ishte motivuese para fazës së fundit të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 që do të luhet në muajin gusht.

Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Pra, Maqedonia i prin grupit me 6 pikë, ku nga tri ndeshje ka po aq fitore, kurse Rumania dhe Kosova i kanë nga tri pikë secila, përderisa rumunët i kanë luajtur dy ndeshje deri më tani, dhe dy të tjerat do t’i luajnë në muajin shkurt, së pari kundër Maqedonisë dhe më pas kundër Kosovës.

Fituesi i grupit do ta siguroj një vend direkt për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme