Kosova nikoqire e Kampionatit Evropian për femra U19, pritet konfirmimi edhe për meshkuj U22

13:48 | 9 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Federata e Volejbollit të Kosovës, të enjten edhe zyrtarisht është njoftuar nga Federata Evropiane e Volejbollit, se do të jetë organizatore e Grupit I të Kampionatit Evropian për femra U19.

Në këtë grup, përveç Kosovës, bëjnë pjesë edhe Turqia, Estonia dhe Hungaria.

Ndërsa është planifikuar që garat të nisin nga muaji Prill i vitit të ardhshëm.

FVK ka aplikuar gjithashtu për organizimin edhe të Kampionatit Evropian për meshkuj U22 dhe gjasat që Kosova të jetë nikoqire e këtij organizimi janë të mëdha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme