Federata e Hendbollit të Kosovës do të jetë mikpritëse e garës ndërkombëtare “IHF Trophy” për grupmoshën U18 dhe U20 të zonës evropiane.
Ngjarja është kualifikuese për Kampionatin Botëror, përcjell Arbresh.info
Fituesit e të dyja grupmoshave kualifikohen për fazën ndërkontinentale të IHF Trophy, ku më pas kombëtaret që triumfojnë marrin ‘biletën’ për botëror.
Takimet e para luhen sot dhe djemtë tanë të U18 përballen me Moldavinë, në takimin që nis në ora 17:00. Grupin e Kosovës e përbën edhe Bullgaria. U-20 përballet me Qipron, prej orës 19:00, kurse do të ndeshet më pas edhe me Bullgarinë dhe Britaninë e Madhe.
Të gjitha takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./Arbresh.info
Rrëfimi i trishtë i Drilonit, problemet me shëndetin dhe vua...
Parashikimi i motit për vikend
Ministri i Jashtëm izraelit do të votojë në favor të armëpus...
Zarfi i zi, Vëllai i Madh kumton ndëshkimin ndaj banorëve!
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd para televizionit RTS
7 Ushqimet me karbohidrate që duhet të blini për të ulur kol...