Kombëtarja e Kosovës është ngjitur tri pozicione më lart në renditjen e FIFA-s.
Nga vendi 104 tani “Dardanët” janë pozicionuar në vendin e 101, pas dy fitoreve të fundit ndaj Lituanisë dhe Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.
Tashmë, Kosova ka ngritjen më të lartë ndonjëherë në FIFA.
Fillimisht të përzgjedhurit e Fodas fituan 1-2 në Lituani, pastaj triumfuan edhe në “Fadil Vokrri” me rezultat 3-0 ndaj Qipros.
Kosova do të rikthehet për të luajtur në nëntor ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.
Sfoda e parë dhe vendimtare në muajin nëntor do të jetë ajo me Rumaninë në Bukuresht ku edhe pritet ta përcaktojë vendin e parë në Ligën C të Kombeve, grupi 2./Arbresh.info
Stuhia e fortë godet SHBA-në, pjesa më e madhe e vendit në g...
Rama ndan pamje nga investimet për transformimin e infrastru...
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...