Kombëtarja e Kosovës nesër do t’i mësoj ekipet kundërshtare të Nation League 2024/25.
“Dardanët” aktualisht ende nuk kanë emëruar selektorin e tyre të ri, mirëpo sipas presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili është deklaruar për mediat vendore, ka thënë se emërimi i selektorit tanimë është vetëm çështje kohë, shkruan Arbresh.info.
Kjo garë do të nisë në pjesën e dytë të vitit, më saktësisht më 5 shtator, ndërsa në atë muaj Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje, e dy të tjera në tetor dhe dy në nëntor, kur edhe do të mbyllet ky cikël i kësaj gare, sh.
Kosova është pjesë e Ligës C, ndërsa gjendet në vazon e dytë bashkë me Bullgarinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe, që nënkupton se nuk mund të bie në grupin e njëjtë me këto kombëtare.
Kundërshtarë potencial mund të jenë Suedia e Rumania të cilat janë duke u konsideruar si më të fortat, që gjenden në vazon e parë, ku gjenden edhe Luksemburgu dhe Armenia.
Ndërsa vazoja e tretë përbëhet nga Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, dhe Qipro, njëra ndër këto mund të bie në grup me Kosovën, njëjtë si Bjellorusia, Letonia, Estonia, Lituania e Gjibraltari, që gjenden në vazon e katërt.
Shorti i Nation Legau do të hidhet nesër në Paris të Francës duke filluar nga ora 18:00. / Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...