Google ADS

Kosova në Lojërat Mesdhetare: Këto janë rezultatet e Sahitit

20:26 | 23 Qershor 2018
Arbresh.info

Garuesi i vetëm i shenjëtarisë sportive që po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, Nexhat Sahiti, ka përfunduar garën në disiplinën qitje me pistoletë ajri 10 metra.

Sahiti zuri vendin e 15-të nga 21 garues në total, duke mos arritur të hyjë në tetë më të mirët që u kualifikuan për në finale. Ai mblodhi  560 pikë në total, 10 më pak se sa garuesit që u kualifikuan në finale.

Gjuajtjet më të mira nga të gjashtë seritë, Nexhati i pati në serinë e pestë, ku mblodhi 96 pikë, kurse në seritë tjera kishte: 92, 94, 91, 93, dhe 94.

“Nuk jam shumë i kënaqur, pasi kam shpresuar që do të kem më shumë se 570 pikë, mirëpo prapë nuk është keq, duke marrë parasysh ndryshimin e madh të poligonit, në të cilin ushtrojmë, si ndriçimi dhe shumë gjëra tjera”, ka thënë Sahiti për faqen zyrtare të KOK-ut.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme